Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bllokadë në Novi Sad, grevë në Beograd, Serbia po vlon sot nga pakënaqësia qytetare

Bllokadë në Novi Sad, grevë në Beograd, Serbia po vlon sot nga pakënaqësia qytetare

Sot në kryeqytetin e Serbisë po mbahet një grevë e përgjithshme si një formë e mosbindjes civile, e thirrur nga studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme, shkruan Danas.

Punonjësit e arsimit i janë bashkuar gjithashtu kësaj greve.

Në Serbi, që nga shembja e stacionit në Novi Sad më 1 nëntor, ku vdiqën 15 persona, u përhap një valë bllokadash dhe protestash, të cilat sot shkrihen në një grevë të përgjithshme.

Grevës i janë bashkuar edhe disa redaksi të mediave si Danas, N1, Nova .

Policia ndërkohë është vendosur në të gjitha hyrjet e ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë.

Gjithashtu në Novi Sad është bllokuar rruga që çon për Beograd.