Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > “Bllokada institucionale”, Shala: Kjo më së shumti i ka kushtuar Kosovës në imazhin ndërkombëtar

“Bllokada institucionale”, Shala: Kjo më së shumti i ka kushtuar Kosovës në imazhin ndërkombëtar

Opinionisti Ibrahim Shala në emisionin N’Pult në TV Arbëria thekson se bllokada institucionale ka dëmtuar rëndë imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

“Bllokada institucionale”, Shala: kjo më së shumti i ka kushtuar Kosovës në imazhin ndërkombëtar”

Ai kujton se Kosova, pavarësisht historisë së shkurtër të shtetformimit, ka ndërtuar një proces zgjedhor demokratik ku humbësi njofton rezultatin dhe uron fituesin, pa krijuar konflikte.

“Kjo sepse ne kemi pasur një vlerësim shumë të mirë për zgjedhjet demokratike, edhe pse me histori të shkurtër të shtetformimit të saj, mirëpo për 25 vjet ka mundur të instalohet një proces zgjedhjesh shumë demokratik. Ku humbësi e ka njoftuar rezultatin dhe ka uruar fituesin, dhe nuk ka pasur konflikte.”

Shala shpreh optimizëm se zgjedhjet e ardhshme do të sjellin zgjidhje për krizën politike.

“Kam bindjen që këto zgjedhje do të prodhojnë edhe zgjidhje.”

Ai thekson se populli dhe partitë politike të Kosovës janë shumë mirënjohës ndaj SHBA-së, Evropës Perëndimore dhe NATO-s për ndihmën gjatë çlirimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

“Populli i Kosovës dhe partitë politike të Kosovës janë tejet mirënjohës për SHBA-të, Evropën Perëndimore, NATO-n dhe gjithkënd që ka ndihmuar çlirimin e Kosovës, shpalljen e pavarësisë dhe ngritjen e shtetit”

Shala nënvizon se qeveria aktuale dhe kryeministri Kurti nuk kanë qëndrime antiamerikane dhe se bashkëpunimi me SHBA-në vazhdon në të gjitha fushat.

“As kjo qeveri, as zoti Kurti nuk kanë qëndrime antiamerikane. Bashkëpunimi i SHBA-së me Republikën e Kosovës zhvillohet në të gjitha fushat.” /TV Arbëria