Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Blinken telefonon Vuçiqin, lavdëron Serbinë: Qasje konstruktive ndaj planit evropian

Blinken telefonon Vuçiqin, lavdëron Serbinë: Qasje konstruktive ndaj planit evropian

Në një bisedë telefonike, kreu i diplomacisë amerikane, Antony Blinken tha se e falënderoi presidentin serb për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin amerikan dhe evropian dhe për qasjen e hapur ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon, që është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë.

“Fola me presidentin, Aleksandar Vuçiq sot për ta falënderuar për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin SHBA-BE javën e kaluar dhe për hapjen e tij ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë”, ka shkruar Blinken në Tweet.

Postimi i tij:

/TV Arbëria