Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në konferencën e përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe dialogun me Serbinë.
Blinken tha se sfida më e madhe në fillim të punës së tij para shumë vitesh ishte Ballkani.
“Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është i duhuri dhe shtegu i vetëm për të ecur përpara. Ne jemi të vendosur për të mbështetur të gjitha vendet e rajonit për integrime dhe mbështesim dialogun. Përgëzoj rolin e Shqipërisë pasi ka treguar një stabilitet rajonal”, ka deklaruar Blinken.
“Ne e dimë se cila është alternative se e kemi përjetuar, e kemi parë prandaj jemi të vendosur që të mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE dhe të punojmë që të shkojmë përpara në këtë shtet”, ka shtuar Blinken.