Blerta Deliu, nga PDK-ja, e cila po merr pjesë në protestën e organizuar në Hagë për të mbështetur krerët e UÇK-së, të cilët tash e pesë vite po mbahen në paraburgim, ajo ka folur për TV Arbëria rreth rëndësisë së këtij mobilizimi.
Deliu tha se kjo pjesëmarrje masive në Hagë flet shumë për rëndësinë e procesit dhe për mbështetjen e madhe që lufta çlirimtare e Kosovës gëzon ende sot.
“Nga Specialja nuk po gjykohen individë, por po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës,” u shpreh ajo.
“Edhe sot, ky mobilizim, ky masivitet, kjo mbështetje e shqiptarëve nga të gjitha trojet flet për rëndësinë e një procesi jetik për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Unë pres që epilogu përfundimtar të jetë në mbështetje të këtij procesi.
Po gjykohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk po gjykohen individë.
Prandaj edhe sot, ky masivitet i njerëzve të cilët me zemër e shpirt janë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, dhe të gjithë ata që po mbahen në Hagë, flet për një mobilizim dhe mbështetje të fuqishme për luftën tonë çlirimtare dhe për drejtësinë, e cila duhet të triumfojë” /TV Arbëria