Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Blerta Deliu – Kodra: Qeveria në detyrë gjen fonde për studentët, por jo për RTK-në

Blerta Deliu – Kodra: Qeveria në detyrë gjen fonde për studentët, por jo për RTK-në

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu – Kodra, ka kritikuar qeverinë në detyrë, duke thënë se po tenton t’i ikë përgjegjësisë në rastin e RTK-së.

Deliu – Kodra theksoi se është e pakuptueshme që qeveria gjen bazë ligjore për të ndarë miliona euro për studentë dhe për të rritur përfitimet për kategori sociale në prag të zgjedhjeve, ndërsa njëkohësisht deklaron se nuk ka bazë ligjore për të ekzekutuar pagat e punëtorëve të transmetuesit publik.

“Është e pakuptueshme se si një Qeveri në detyrë, gjen hapësirë ligjore për të ndarë mbi 27 milionë euro për studentët, për të rritur përfitimet për kategori sociale, pikërisht në prag të zgjedhjeve e njëkohësisht deklaron se nuk ka bazë ligjore për të ekzekutuar pagat e punëtorëve të RTK-së. Për më tepër, ekziston precedent i qartë institucional, kur në rrethana të ngjashme buxheti për RTK-në ishte alokuar edhe pse nuk kishte Kuvend funksional,” ka shkruar ajo në Facebook.

Deliu – Kodra ka shtuar se justifikimi se “nuk ka komision parlamentar funksional” është vetëm një përpjekje për të shpërndarë fajësinë dhe për të shmangur përgjegjësinë e qeverisë.