Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Blerim Latifi: Nuk mund të shkoj në Preshevë, Serbia më pret me fletarrest për Kosharen

Blerim Latifi: Nuk mund të shkoj në Preshevë, Serbia më pret me fletarrest për Kosharen

Profesori dhe analisti Blerim Latifi ka reaguar pas debatit të shkaktuar nga një status i tij lidhur me pjesëmarrjen e disa shqiptarëve nga Lugina e Preshevës në protestat e mbajtura në Tiranë.

Latifi ka bërë të ditur se pas publikimit të qëndrimit të tij ka pranuar reagime të ndryshme nga qytetarë të Luginës së Preshevës, duke përfshirë kundërshtime, mesazhe fyese dhe ftesa për të vizituar këtë rajon.

Ai ka theksuar se do të kishte dëshirë të vizitonte Preshevën dhe të takonte qytetarët atje, por sipas tij kjo është e pamundur, pasi në kufi e pret një fletarrest i lëshuar nga autoritetet serbe për shkak të pjesëmarrjes së tij në Betejën e Koshares.

Latifi ka sqaruar se shkrimi i tij nuk kishte për qëllim ofendimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës si komunitet, por ishte një koment që i referohej individëve të caktuar dhe jo të gjithë shqiptarëve të atij rajoni.

Në reagimin e tij, ai ka theksuar se mban përgjegjësi për atë që shkruan, por jo për mënyrën se si interpretohet nga të tjerët.

Duke folur për patriotizmin, Latifi ka deklaruar se ai matet me vepra dhe jo me fjalë, ndërsa ka shtuar se mbrojtja e lirisë për të cilën ranë dëshmorët është forma më e lartë e patriotizmit.