Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Blerim Latifi: “Një dorë e zezë është pas tyre”

Blerim Latifi: “Një dorë e zezë është pas tyre”

Profesori dhe analisti politik Blerim Latifi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke deklaruar se që nga dita e parë ka besuar se pas zhvillimeve të fundit qëndron “një dorë e zezë”, të cilën e krahason me organizatën historike Crna Ruka.

“Nga dita e parë e kam ditur se një dorë e zezë është pas tyre. Një Crna Ruka”, ka shkruar Latifi.

Sipas tij, për të mobilizuar numrin e nevojshëm të qytetarëve, është përdorur simbolika kombëtare, duke u maskuar “me flamuj kombëtarë dhe me plisa të bardhë”, gjë që, sipas tij, ka bërë që shumë shqiptarë t’u besojnë thirrjeve dhe të dalin në protestë.

Latifi thekson se shumë qytetarë kanë arsye të shumta për të protestuar, por shton se ato ndjenja janë shfrytëzuar për qëllime të tjera.

“Sa e sa herë gjatë historisë ia kanë bërë gjëmën Shqipërisë duke mbajtur në gojë emrin e saj”, ka përfunduar ai në reagimin e tij në Facebook.

Postimi i plote: