Në lashtësi, Irani njihej si Persi, dhe para pushtimit islamik, populli persian praktikonte Zoroastrizmin. Ndryshe nga monoteizmat abrahamikë – judaizmi, krishterimi dhe islami – kjo fe ishte dualiste, me dy forca hyjnore në konflikt: Ahura Mazda, zoti i së mirës dhe i dritës, dhe Ahrimani, zoti i së keqes dhe i errësirës.
Nga trashëgimia e saj, sot kanë mbetur pak gjëra, përfshirë edhe emrin e Ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik, një pikë kyçe për qarkullimin global të naftës. Sipas historianëve, emri “Hormuz” rrjedh nga Ahura Mazda, zoti i dritës.