Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Blerim Canaj: Lumir Abdixhiku është një kopje e Albin Kurtit…

Blerim Canaj: Lumir Abdixhiku është një kopje e Albin Kurtit…

Ish-diplomati Blerim Canaj, në emisionin ARB Debat në TV Arbëria, përballë Rid Berishës, ka hedhur kritika për listën e kandidatëve në zgjedhjet e 9 shkurtit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se nuk është “fer” nga Abdixhiku të bëjë grupime. “Abdixhiku që nga fillimi nuk e ka bërë lojën fer; ne e kemi parë radhitjen në listën e deputetëve dhe i kemi parë ato grupime. Nuk mund t’i lësh Lutfi Hazirin, i cili mund të themi se është një nga baballarët e LDK-së që ka mbetur, apo edhe Hykmete Bajramin. Nuk funksionon ashtu. Me këtë u pa rezultati,” ka thënë ai.

“Mendoj se LDK-ja dhe AAK-ja duhet të ulin kokën dhe të bëjnë koalicion me PDK-në…” thotë tutje Canaj.

“Lumir Abdixhiku është ndryshe nga ata që janë në opozitë, por është mjaft një kopje e Albin Kurtit,” thotë më tej Canaj.

Canaj, ndër të tjera, thotë se me disa “përjashtime” në listën që ka bërë Abdixhiku, ka bërë që LDK-ja të humbë vota, duke përmendur rastin e Agim Veliut. “Nuk mundesh që të mos ta fusësh në listë dikë si Agim Veliun, për shkak se ajo i kushton LDK-së 3-4 mijë vota në Llap, sepse megjithatë ai e ka atë brumin e tij,” ka thënë ai në TV Arbëria.