Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, po vazhdon të marrë vëmendje edhe pas mbarimit të këtij reality shou.
Ai ka qenë aktiv me projekte të reja muzikore, gjersa u pritën mirë edhe nga publiku.
Veç kësaj, Blerin Lajçi (emri i vërtetë) ka sfiduar veten edhe në aktrim, duke treguar një tjetër talent të tij.
I njëjti është shfaqur së fundmi në një episod të “Seriali me Gjylën”, të cilit i është bashkuar edhe ‘Sheqa’.
Ai ka zbuluar se ka aftësi edhe në aktrim, ndonëse kjo ishte veçse një pjesë e shkurtër.
Sidoqoftë, ai ka nisur tashmë edhe me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare.
Në edicionin e dytë të Big Brother vlen të ceket se u rendit në vend të dytë, kurse fitues u shpall Lumbardh Salihu.