Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Blendi Fevziu takon dy shqiptarë në Siri, njëri nga Ferizaji tjetri nga Shkodra – detaje

Blendi Fevziu takon dy shqiptarë në Siri, njëri nga Ferizaji tjetri nga Shkodra – detaje

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar një video të dy shqiptarëve që thonë se kanë lindur në Siri. Njëri prej tyre, Ahmeti, thotë se familja e tij kanë shkuar në Siri në vitin 1926.

“Babai, gjyshi e krejt nga Shkodra”, tha ai.

Ai tha se tri herë ka qenë në Shqipëri.

“E bukur”, tha ai kur u pyet se si i është dukur Shqipëria.

Ndërsa tjetri, Muhameti, thotë se është nga një fshat i Ferizajt por se ka lindur në Siri.

“Babai ka lindur në Kosovë”, tha ai.

“Tri herë kam qenë në Shqipëri e tri herë në Kosovë”, tha ai.