Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Blair flet për Rugovën: Falënderoj të gjithë ata që punuan me mua për atë ditë, në veçanti presidentin Rugova

Blair flet për Rugovën: Falënderoj të gjithë ata që punuan me mua për atë ditë, në veçanti presidentin Rugova

Ish kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair është duke qëndruar sot në Kosovë.Blair pas takimeve që pati me disa nga krerët e institucioneve në vend iu drejtua qytetarëve nga Kuvendi i Kosovës.

Ndër të tjerash, Blair e ka përmendur edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova, teksa u kthye t’i kujtojë negociatat për çlirimin e vendit dhe angazhimin diplomatik të tij para 25 vjetësh.

Blair tha në seancën solemne të Kuvendit se kujton “mendjemprehtësinë e vendimmarrjes në kohën e luftës” dhe intervenimin që i dha fund luftës.

“Falënderoj të gjithë ata që punuan me mua për atë ditë, në veçanti presidentin Rugova, sekretarin Solana, kryeministrin Italian, gjeneralin Clark, gjeneralin Clarkson dhe sigurisht lidershipin vital të presidentit Clinton”, tha Blair.

“Sot dhe përgjithmonë, kujtojmë ata që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi. Kujtojmë kurajon tuaj, sakrificën dhe shprehim nderin tonë më të lartë për ta dhe familjet e tyre. Për mua si kryeministër i asaj kohe, kujtoj tensionin e negociatave politike, përpjekjen diplomatike për vendimin në kohë lufte”, ka thënë Blair, teksa përmendi edhe refugjatët kosovarë në Shkup.