Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Bislimi thotë se do të vazhdojmë të punojmë drejt anëtarësimit të plotë në NATO

Bislimi thotë se do të vazhdojmë të punojmë drejt anëtarësimit të plotë në NATO

Miratimin e avancimit të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka quajtur lajm të mirë.

Me anë të një postimi në “X”, Bislimi tha se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të punojë drejt anëtarësimit të plotë në këtë organizatë.

“Kuvendi Parlamentar sot votoi pro dhënies së statusit të Kosovës anëtare të asociuar. Ky është një lajm i shkëlqyer për popullin tonë dhe Republikën tonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë në organizatë”, shkroi Bislimi.

Ndryshe, Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar.

Shumica e vendeve kanë votuar për, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Themes by WordPress