Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bislimi thotë se aplikimi për anëtarësim në BE mbetet prioritet

Bislimi thotë se aplikimi për anëtarësim në BE mbetet prioritet

Gjatë ditës së sotme, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Në njoftimin e lëshuar thueht se palët biseduan rreth procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe synimet e objektivat e vendit tonë në rrugën përpara.

Zëvendëskryeministri theksoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian mbetet prioritet dhe se nevojiten hapa konkretë tutje në trajtimin e aplikimit dhe marrjen e pyetësorit.

“Përgjatë takimit u bisedua edhe mbi momentumin rreth procesit të zgjerimit si dhe Planin e Rritjes, në të cilin Kosova ka qenë vendi i parë që ka përmbushur hapat e kërkuar e të nevojshëm si dorëzimi i agjendës së reformave”.

“Zëvendëskryeministri trajtoi dhe nevojën e heqjes sa më parë të masave ndëshkuese nga ana e Bashkimit Evropian, të cilat mbeten të padrejta. Ai e informoi ambasadorin edhe mbi zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut”, thuhet në njoftim.

Nga ana e tij, Nissinen rikonfirmoi marrëdhëniet e fuqishme mes dy vendeve dhe mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës. Zëvendëskryeministri e falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm e të thellë dhe takimin e sotëm.