Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka takuar drejtorin e Përgjithshëm për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Peter Wilson.
Zëvendëskryeministri Bislimi foli mbi zhvillimin ekonomik të vendit përgjatë dy viteve të fundit si dhe veçoi vlerësimin e FMN-së mbi disiplinën dhe konsolidimin fiskal të Kosovës, nga e cila FMN-ja miratoi programin e ri SBA dhe RSF.
“Ne vlerësojmë lartë rolin e Mbretërisë së Bashkuar, partneritetin dhe miqësinë tonë”, citohet në komunikatë zëvendëskryeministri Bislimi.
Në njoftim thuhet po ashtu se palët diskutuan dhe mbi situatën në veri dhe procesin e dialogut.
Ndërsa, Wilson vlerësoi angazhimin dhe punën e zhvilluar nga Republika e Kosovës në sektorin e energjisë.
Sa i përket agresionit rus në Ukrainë, zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova është në anën e demokracisë, duke renduar politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian, vendosur sanksione ndaj Rusisë, hequr vizat për shtetasit ukrainas dhe strehojë refugjatë ukrainas.
/TV Arbëria