Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bislimi – Sorensenin: Qasja e balancuar ndaj palëve, parakusht për një proces të suksesshëm

Bislimi – Sorensenin: Qasja e balancuar ndaj palëve, parakusht për një proces të suksesshëm

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka uruar Peter Sorensen për emërimin në postin e ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Bislimi ka thënë se qasja e balancuar ndaj palëve është parakusht për një proces të suksesshëm të marrëdhënieve.

“Urime Peter Sorensen për emërimin si EUSR i ri për procesin e dialogut. I urojmë atij një mandat të suksesshëm si lehtësues, me një qasje të balancuar ndaj palëve dhe negociata si parakusht kyç për një proces të suksesshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”.