Në Serbi nuk ka politikë të mirëfilltë, politika serbe bazohet në sajesa, trillime, gënjeshtra dhe kontroll të opozitës, gjë që krijon frustrim të brendshëm politik, destabilitet të brendshem politik, por edhe eksportim të krizave sidomos në Ballkan. Si rezultat i konflikteve të brendshme, Serbia karakterizohet me dhunë të brendshme dhe vrasje politike te udhëheqësve të tyre.
Kështu u tha në konferencën e Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, me temën “Sulmi terrorist serb në Banjskë dhe implikimet rajonale dhe gjeopolitike”.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia ka kapacitete që ta destabilizojë Kosovën e Ballkanin.
Ai pati kritika edhe për sponzorizimin nga shteti për grupet kriminale, duke thënë se armët e përdorura në Banjskë nuk mund të blihen çdo kund. Bislimi tha se grupet kriminale “janë degë e shtetit për të kryer punë të pista”.
“Dua të theksoj involvimin e akterëve të Serbisë. Serbia ka kapacitet që ta destabilizojë Kosovën dhe Ballkanin. Banjska mund të përdor për një studim. Akti i agresionit ka ngritur brengën në rajon e BE dhe për arsye se ky lloj akti mund ta zhbëj gjithë progresin që Kosova e Serbia ka bërë përmes dialogut me Serbinë. Brenga kryesore është fuqia që kanë akterët shtetëror për të ofruar informata të gabuara drejtë luftës hibride që Serbia po e përdor viteve të fundit. Ai ka arritur ta konsidelojë pozicionin e kriminelëve serb si Millosheviq e të tjerë”.
“Ata përmendin kinse terrorin e Kurtit, teoria e konflikteve dallon nga ata që i nxisin dhe Vuçiqi e kompleton këtë. Nga konflikti varet edhe ekzistenca e tij. Vuçiqi mohoi edhe ndalimin e një veture me një grumbulli me armë pak ditë para sulmi në Banjskë por sulmi i 24 shtatorit shpërfaqi dhe e nxori para aktit të kryer dhe treguan Vuçiq e Radojiçiq janë mbrapa këtyre akteve terroriste”, u shpreh Bislimi.
Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Agim Musliu, foli për sulmet e vazhdueshme në veri, duke thënë se Serbia është i vetmi fajtor.
“Faktori tjetër që ishte shkak i dhunës dhe faktor politik në jetën e Serbisë ishte ushtria, policia, dhe shërbimet sekrete. Serbia historikisht është eksportues i dhunës dhe terrorizmit që nga formimi i ‘Cra Ruka’, organizatë terroriste e cila vrau Mbretin Ferdinand, atw pas të cilit filloi lufta e Parë Botërore”, ka thënë Musliu, teksa përmendi edhe tensionet e Serbisë që i ka krijuar ndër vite në Kosovë.
“Spastrimi etnik në vitin 2001 në Mitrovicë, vrasjet e shumta të shqiptarëve dhe përndjekja e tyre nga veriu. Bllokada të shumta të rrugëve, ishin pjesëmarrës në djegien e pikave kufitare në vitin 2008 dhe vrasjen e policëve në vitin 2011. Demonstrata në maj të vitit 2023 në katër komunat veriore, plagosja e policëve e ushtarëve të KFOR-it”, u shpreh ai.
/TV Arbëria