Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Bislimi priti Kamberin e Lutfiun, shqetësim qasja e qeverisë serbe ndaj shqiptarëve në Luginë

Bislimi priti Kamberin e Lutfiun, shqetësim qasja e qeverisë serbe ndaj shqiptarëve në Luginë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në një takim deputetin Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiun.

Në takim u shpreh shqetësimi për qasjen e Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

“Zvogëlimi i buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për të ofruar shërbimet e nevojshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sikur që është e papranueshme që drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, të refuzojë të punësojë 40 punëtorë shëndetësorë vetëm për shkak të përkatësisë etnike”, thuhet në njoftim.

Gjithsesi në njoftim thuhet se “Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe do të vijojë palëkundur mbështetjen në kërkesat legjitime”. /TV Arbëria

Themes by WordPress