“Është i pakuptimtë epshi juaj për të marrë vëmendje”, tha Bislimi teksa reaguan partitë opozitare.
Për këtë gjuhë, vërejtje i dha edhe kryeparlamentari Konjufca.
“I thashë se ofendimet të shkojnë për shtati”, tha ajo, teksa e pyeti se kur do të japë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi që ai vetë kishte deklaruar “se kur kjo qeveri e ndryshon qëndrimin për Asociacionin dhe thotë se do të krijohet me kompetenca ekzekutive ose pa, Besnik Bislimi nuk është më në dialog”.
Në këtë pikë Bislimi ka zgjedhur të heshtë, edhe pasi deputetja ia ka lëshuar një fjalim të kryeministrit Albin Kurti kur ai dëgjohet të thotë se “ka Asociacion” nga marrëveshja e Ohrit.
Paraprakisht Bislimi e ka sugjeruar deputeten që ta lexojë të plotë marrëveshjen.
/TV Arbëria