Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar për takimin që sot në Bruksel do ta mbajnë shefat e ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë.
Selmanaj ka thënë se kushtet e kryeministrit Albin Kurti u avulluan brenda 7 ditëve, duke pyetur se kë e përfaqëson zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në bisedimet në Bruksel.
Deputeti Selmanaj thotë se Kurti po e luan rolin e të fortit përmes refuzimeve dhe fjalimeve të zjarrta dhe po dorëzohet pas një jave pas asnjë kusht të plotësuar.