Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bislimi nderohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Bislimi nderohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ish-deputeti i LDK-së, njëherësh anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Faton Bislimi në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, është pritur nga ambasadori i SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, nga i cili zyrtarisht ka pranuar Flamurin e Shtetit të Teksasit të valëvitur mbi Kupolën e Kongresit të Shtetit, bashkë me Certifikatën e Mirënjohjes së Dhomës së Përfaqësueseve të Teksasit.

Bislimi ka shkruar se është nderuar nga Shtetet e Bashkuara, e që përtej nderit, është inkurajim për punë dhe angazhim tutje.

“Nga Ambasadori Hovenier zyrtarisht pranova Flamurin e Shtetit të Teksasit të valëvitur mbi Kupolën e Kongresit të Shtetit në nder timin, bashkë me Certifikatën e Mirënjohjes së Dhomës së Përfaqësueseve të Teksasit, me këtë dedikim: “për punën time në forcimin e lidhjeve në mes Teksasit dhe Kosovës,” pikërisht në 20 vjetorin e angazhimit tim të parë në Teksas si student. Një nga punët që më së shumti më plotësojnë shpirtin është se në Teksas kisha aranzhuar programin e bursave “Education for Peace” përmes së cilit me dhjetëra student meritorë nga Kosova janë shkolluar aty dhe mandej kanë bërë emër të madh në krejt SHBA-të. Po ashtu, ky nderim i jashtëzakonshëm, është vlerësim edhe i punës sime për gati dy dekada në lobim e angazhim për kauzën tonë kombëtare me figurat më të larta politike të SHBA-ve, në Capitol Hill. Për mua, ky angazhim vazhdon të jetë udhërrëfyes i punës së mbarë e të mirë për vendin e kombin. Miqësia jonë me SHBA-të është jo vetëm unike por duhet të jetë edhe permanente. Është shtylla kurrizore e avancimit tonë si shtet e komb”, ka shkruar ai.   /TV Arbëria

Powered by WordPress