![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se në takim u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme të cilat lidhen me aktualitetin dhe situatën e shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
“Ndër temat të cilat u diskutuan në këtë takim ishte edhe nevoja për përkrahje të shtuar për shqiptarët atje, të cilët vazhdojnë të përballen me sfida të shumta, duke përfshirë diskriminimin dhe shtypjen sistematike.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Me këtë rast, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu shqetësimet e thella në lidhje me vazhdimin e praktikave diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës si dhe ritheksoi përkushtimin për të qëndruar pranë dhe për të mbështetur të drejtat e ligjshme të shqiptarëve atje”, thuhet në komunikatë.
Zëvendëskryeministri Bislimi tha se Qeveria e Kosovës do të vijojë të ofrojë mbështetje të gjithanshme për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, me fokus kryesor në avancimin e të drejtave të tyre.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)