Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi si dhe homologu i tij nga Serbia Petar Petkoviq, do takohen javën tjëtër në Bruksel, ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano.
Sipas Stanos takimi i radhës do zhvillohet me ftesë të lehtësuesit evropian dhe ka për qëllim për të „çuar përpara gjithçka që u dakordua në Ohër si dhe për të filluar hapat e ardhshëm drejt zbatimit” të marrëveshjeve.
Takimi i javës që vjen, do jetë i pari pas takimit të Ohrit ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti si dhe presientin serb Aleksandër Vuçiq u dakorduan për planin e zbatimit të marrëveshjes mbi rrugën drejt normalizimit të raporteve të dy vendeve.
Sipas zëdhënësit Peter Stano, tani fokusi duhet të jetë në zbatim të marrëveshje së arritur dhe kjo është kërkesë edhe e liderëve të shteteve të BE-së të cilët në samitin e javës së kaluar kërkuan nga palët që të implementojnë të gjitha marrëveshjet e dialogut.
Njëkohësisht Stano paralajmëroi se edhe në të ardhmen do ketë takime të liderëve në kuadër të dilaogut por se Bashkimi Evropian do i organizoj këto në momentin e duhur.
/TV Arbëria