Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bisedë ne zyrë dhe memorandum për banimin social, Pacolli jep detaje për takimin me Lushtakun

Bisedë ne zyrë dhe memorandum për banimin social, Pacolli jep detaje për takimin me Lushtakun

Ministrja Fitore Pacolli ka njoftuar sot për memorandumin e nënshkruar me Komunën e Skenderajt për banimin social.

Ky investim do të shkojë ne vlerën e përgjithshme 4.4 milionë euro.

Në kuadër të kësaj, do të ndërtohen 78 banesa për qytetin e Skenderajt.

Njoftimi i plotë:

4.4 milionë euro për Banim Social Adekuat në Skënderaj

4.4 milionë euro është projekti i realizimit për Banim Social Adekuat në Skënderaj ku bashkë me kryetarin e Komunës, Sami Lushtaku nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit.

Investimi i përgjithshëm kap vlerën prej 4.4 milionë euro, prej të cilave 3.4 milionë euro do të financohen nga MMPH, ndërsa 1 milion euro nga Komuna e Skenderajt.

Në kuadër të projektit do të ndërtohen 78 banesa për Skënderajin me sipërfaqe prej 75 m², 82.5 m² dhe 93.5 m², të përshtatura për nevojat e familjeve përfituese.

Banim dinjitoz dhe kushte më të mira jetese për qytetarët e Skenderajt.