Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Biseda” e Kurtit me dy komedianët rusë, reagon Kastrati: GABIME TË TILLA NUK BËN AS HAJVANI!

“Biseda” e Kurtit me dy komedianët rusë, reagon Kastrati: GABIME TË TILLA NUK BËN AS HAJVANI!

Ardian Kastrati ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ra në grackën e komedianëve rusë, të cilët iu paraqiten atij si presidenti i Letonisë.

Kastrati ka shkruar se ky është një dështim serioz për shërbimet e sigurisë dhe stafin e kabinetit të Kurtit.

Kastrati shton se “TË MË FALNI PËR GJUHËN, POR GABIME TË TILLA NUK BËN AS HAJVANI!”

Reagimi i plotë:

Paska fol Kurti me dy humoristët rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur si Vovan dhe Lexus, duke menduar se po flet me presidentin e Letonisë.

Kjo i bie sikur Presidenti i Letonisë me fol me, ta zëmë, Vedatin e Stupcave.

Ky është një shembull i një deshtimi serioz për shërbimet e sigurisë dhe stafin e kabinetit të Kurtit.

Ky është një megaskandal që paraqet dështim në menaxhimin e sigurisë dhe ruajtjen e konfidencialitetit, gjë që mund të ketë pasoja për imazhin dhe cenon rëndë besueshmërinë e institucioneve shtetërore!

Këta paskan kriju një situatë ku informacionet dhe bisedat e ndara me humoristët në emër të shtetit cenohen rëndë!

TË MË FALNI PËR GJUHËN, POR GABIME TË TILLA NUK BËN AS HAJVANI!

SHTETI NË DORË TË ADOLESHENTËVE. MARRËZITË VAZHDOJNË! /TV Arbëria