Njësitë e Antikontrabandës së Doganës së Kosovës, të mbështetura nga Policia e Kosovës, kanë organizuar ndalesa rrugore dhe kontrolle në lokacione të dyshimta në pjesën veriore respektivisht në afërsi të Zubin Potokut.
Si rezultat i këtyre aktiviteteve të përbashkëta (3 dhe 4 shkurt) të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, është arritur zbulimi i katër rasteve me mallra të kontrabanduara, si dhe është sekuestruar malli si në vijim:• Birra 30 pako x 24 copë,• Majonez– 7 pako x 12 cope x 500ml,• 24 komplete x 4 bidone x 5 litra – 580 litra alkool të koncentruar (Origjina Serbi).• Pije joalkoolike– 150 komplete x 24 cope x 0.33 litra (Origjina Serbi)• Pije joalkoolike– 202 komplete x 24 cope x 250 ml• Automjet transportues IVECO me targa të huaja/i pazhdoganuar.
Ky veprim i përbashkët ka për qëllim zbatimin e ligjit dhe luftimin e kontrabandës në këtë pjesë. Aktivitetet e përbashkëta vazhdojnë dhe janë një shenjë e përkushtimit të vazhdueshëm të autoriteteve për sigurinë dhe ligjin në vend.
Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të bashkëpunojnë në përforcimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit në territorin e vendit.