“Shtet i ri, burrë shteti modern”, biografia kushtuar Hashim Thaçi me bashkëautorësi nga dy gazetaret britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger, u promovua në sallonin e Kryeministrisë së Shqipërisë të enjten.
“Kosova ka përshkuar një udhëtim të pabesueshëm, dhe një njeri i rëndësishëm për zhvillimin e këtij bastioni të demokracisë në Ballkan, është Hashim Thaçi. Që kur ishte djalë i ri, ende pa mbushur të tridhjetat, ai kryesoi delegacionin shqiptar të Kosovës në konferencën ndërkombëtare në kështjellën e Rambujesë në Francë”, thuhet në libër.
Fati i Kosovës ishte në dorë të aftësive të admirueshme të Thaçit për të bindur kolegët e tij luftëtarë të bënin kompromis – një detyrë jo e lehtë për ata në terren, të cilët ishin bërë dëshmitarë të krimeve çnjerëzore të kryera nga forcat serbe, thekson libri, i cili hasi në shumë debate kur pa dritën e botimit për shkak të akuzave se ishte një biografi e sponsorizuar.