Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Biletat e avionit në Zvicër janë shtrenjtuar me 70 për qind në pesë vitet e fundit

Biletat e avionit në Zvicër janë shtrenjtuar me 70 për qind në pesë vitet e fundit

Çmimet e biletave të avionit në Zvicër kanë shënuar një rritje të fortë gjatë viteve të fundit. Sipas një analize të platformës zvicerane të konsumatorëve Comparis, tarifat ajrore janë rritur mesatarisht me 70 për qind në pesë vitet e fundit.

Ekspertët paralajmërojnë se trendi i shtrenjtimit pritet të vazhdojë edhe gjatë 12 muajve të ardhshëm, kryesisht për shkak të kostove gjithnjë e më të larta të karburantit dhe mirëmbajtjes së avionëve.

“Kjo rritje ndikon veçanërisht te fluturimet e gjata”, tha eksperti financiar i Comparis, Michael Kuhn.

Sipas analizës, udhëtarët që planifikojnë pushime jashtë Evropës ose udhëtime ndërkontinentale mund të përballen me kosto dukshëm më të larta krahasuar me vitet e mëparshme