Blog Post

Arbëria TV > Featured > Bilçik: Do të ketë më shumë konflikt nëse nuk vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

Bilçik: Do të ketë më shumë konflikt nëse nuk vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

Eurodeputeti sllovak, Vladimir Bilçik, ka thënë se edhe Kosova edhe Serbia kanë përgjegjësi të madhe për t’u siguruar që të gjitha palët të rikthehen në procesin e dialogut.

Ai, në një intervistë për mediumin anglez “The Guardian”, ka theksuar se “duhet të shikojmë me kujdes situatën si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd”.

“Fatkeqësisht”, shtoi ai, “me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet në Kosovë negociatat me të vërtetë kanë ngecur dhe nuk kanë lëvizur në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje – dhe këtë po e them si dikush që është shumë i hapur në kritika ndaj palës serbe”.

Ndër tjera, ai e dënoi sulmin që ka ndodhur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

“Nëse dialogu nuk vazhdon, ne do të shohim më shumë konflikt, më shumë nacionalizëm, më shumë tërheqje nga bota”, ka thënë Bilqik.

/TV Arbëria