Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Bilanci i së shtunës: Dy të vdekur dhe 32 të lënduar nga aksidentet

Bilanci i së shtunës: Dy të vdekur dhe 32 të lënduar nga aksidentet

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e rasteve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave të Policisë, janë regjistruar 2 aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa 32 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar.

Në ndërkohë, janë raportuar edhe 69 aksidente trafiku me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 985 tiketa trafiku.

Sa i përket rasteve të arrestimeve, janë arrestuar 16 persona, ndërsa 11 persona janë dërguar në mbajtje.