Rreth 1000 njerëz janë shpëtuar pas rrëshqitjeve të dheut në shtetin indian të Keralas, sipas autoriteteve, ku të paktën 166 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë ende të zhdukur.
Kjo është fatkeqësia më e madhe në shtet që nga përmbytjet vdekjeprurëse të vitit 2018.
Të paktën 166 persona kanë humbur jetën, 195 të plagosur dhe 225 janë ende të zhdukur, thanë sot autoritetet lokale.