![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Bilall Kryeziu i ka reaguar Xhafer Shatrit pas një interviste të tij në Debat Plus, shkruan TV Arbëria.
Reagimi i Kryeziut ka të bëjë siç thuhet në reagim me deklaratën e Shatrit ku thotë se “nëna më tha, bir, ne nuk jemi çliruar. Para katër ditëve ishte një njeri që u prezantua si shok i juaj dhe pyeti për ju, a është Xhaferi në shtëpi? I Thash jo! Ai shoku i juaj ishte me atë UDBA-shin që t’i kishte lidhur duart para 26 vitësh”!
“Ai ishte një ish-shok i burgosur politik që e kam vlerësuar dhe trajtuar me prioritet. Është i rrethit të Malishevës, që unë ia kam mbajtur familjen me bukë. Atë më nuk mund ta quaj shok. I kemi dërguar të holla nga ai fondi i tubuar për shokët që ishin në burg”, Dhe krejt në fund thoni se:” Ai ishte i manipuluar nga Azem Syla e Hashim Thaçi. Ata e kanë dërguar me porosi”, kështu vazhdon tutje deklarata e Xhafer Shatrit.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Bilall Kryeziu I ka hedhur poshtë këto deklarata të Xhafer Shatrit, duke thënë se “unë kurrë në jetën time nuk kam ardhur të dyert e shtëpisë suaj me ish punëtorin operativ të Drejtorisë së Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Pejës, Mehmet Hasku”.
“Po deshe mund të ma mbyllësh derën por tek unë, ti dhe Familja e Madhe Shatri e keni derën e hapur sa të jem gjallë unë”, ka thënë tutje Kryeziu.
Reagimi i plotë:
Reagim ndaj një pjese të bisedës së Xhafer Shatrit, të bërë me gazetarin Ermal Panduri në emisionin Debat plus, më 06.12.2024
ME MEHMET HASKUN NUK KAM QEN KURRË TE DYERTË E SHTËPISË SË JUAJ
Xhafer i nderiua, njeriu-njeriut e veçanërisht shoku-shokut të tij duhet t’i shërbej si një pasqyrë për të cilën ai duhet të shpërblehet me një falënderim.
Reagimi i im ka të bëjë me atë pjesën e bisedës së juaj ku ju thoni: “nëna më tha, bir, ne nuk jemi çliruar. Para katër ditëve ishte një njeri që u prezantua si shok i juaj dhe pyeti për ju, a është Xhaferi në shtëpi? I Thash jo! Ai shoku i juaj ishte me atë UDBA-shin që t’i kishte lidhur duart para 26 vitësh”!
Xhafer i nderuar, ju e besuat sigurisht edhe me marrjen e ndonjë informacioni të ofruar nga dikush tjetër se ai ishte një shok i juaj i hershëm i veprimtarisë, që tani ju nuk mund ta quani shok. Emrin nuk ia thoni, por në thellësi të shpirtit, sipas mendimit tim, iu vjen keq për shokun “që kishte rënë atë gjendje të mjeruar”. Gazetari Ermal Panduri, insistonte me e dhënë ju emrin dhe mbiemrin e atij shoku, por ju nuk e dhatë, sigurisht nga dhimbja e jo nga frika se sa e njoh unë Xhafer Shatrin, syri nuk i trembet për me e thënë atë që e din.
Krejt në fund të bisedës rreth atij shokut që ju tani nuk mund ta quani shok, deklaruat se: “ai ishte një ish-shok i burgosur politik që e kam vlerësuar dhe trajtuar me prioritet. Është i rrethit të Malishevës, që unë ia kam mbajtur familjen me bukë. Atë më nuk mund ta quaj shok. I kemi dërguar të holla nga ai fondi i tubuar për shokët që ishin në burg”, Dhe krejt në fund thoni se:” Ai ishte i manipuluar nga Azem Syla e Hashim Thaçi. Ata e kanë dërguar me porosi”!
Xhafer i nderuar, nëse besoni se tek unë ka mbetur një trohë njerëzi edhe atdhedashuri, më besoni se nuk janë më shumë se katër veta që do t’iu kisha reaguar kështu (but), siç po të reagoj ty. Arsyeja është: se unë Bilall Kryeziu kam njohuri të mjaftueshme për paraardhësit e juaj, për ju personalisht dhe për disa burra të tjerë të trungut të familjes së madhe Shatri që janë në moshë më të re se ju dhe që ushqej një dashuri e respekt të veçantë.
Xhafer i nderuar, me nënën e juaj tani të ndjerë, (ndjesë past) kam biseduar në prani të Gani Krasniqit e të Shaban Brahës, ( shok i jetës i Salih Ahmet Shatrit), ku ishim nisur për vizitë te Isa Ahmet Shatri, (vëlla i Salih Shatrit). Dy herë u sollëm nëpër rrugët e fshatit dhe nuk arritëm të gjejmë shtëpinë. U ndaluam në një shesh të vogël për të pritur ndonjë kalimtar që të na ndihmoj për ta gjetur shtëpinë. Erdhi një bashkëfshatar i juaj i rastit, e pyetëm dhe na dha ndihmën e kërkuar për të gjetur shtëpinë e Bacës Isë. Të njëjtin e pyeta, ku e ka shtëpinë Xhafer Shatri, me qëllimin e mirë për t’iu marr me vete e me shku te Baca Isa. Ai më tha:”kjo shtëpia përball sheshit, me dyert e hapura te oborrit është shtëpia e Xhaferit. Në oborr ishte një grua e moshuar që me lejen e shokëve e pyeta, a është këtu Xhaferi”? lokja tha jo! Ditën e mirë i thash dhe i tregova se jam një shok i Xhaferit.
Nga këtu kemi shkuar në familjen e Bacës Isa. Ai nuk ishte në shtëpi. Ishte jashtë vendit, por na u bë një pritje e mirë nga familjarët e tij dhe disa kushëri.
Pas vizitës në këtë familje, kemi shkuar në vizitë te nëna e Jusuf Gërvallës në Dubovik.
I nderuari Xhafer, merr sa të duash e jep sa të duash, shumëzo e pjesto, por unë nuk kam çka të them më shumë, se faktin që unë kurrë në jetën time nuk kam ardhur të dyert e shtëpisë suaj me ish punëtorin operativ të Drejtorisë së Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Pejës, Mehmet Hasku. Po deshe mund të ma mbyllësh derën por tek unë, ti dhe Familja e Madhe Shatri e keni derën e hapur sa të jem gjallë unë
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)