Bloomberg thekson se kjo prirje është në kontrast me rritjen prej 27 për qind të indeksit të aksioneve të SHBA S&P 500 gjatë vitit të kaluar, për të cilin agjencia beson se investitorët tani janë më të gatshëm të investojnë në aksione me rendiment më të lartë.
Në qershor 2024, çmimi i orëve luksoze Rolex ose Omega ra, ndërsa orët Cartier u rritën me dy për qind nga viti në vit, ndërkohë u bënë të njohura në mesin e koleksionistëve. Çmimet e orëve luksoze tani po bien nga nivelet rekord të arritura gjatë pandemisë kur blerësit që u detyruan të qëndronin në shtëpi investuan pjesën më të madhe të kursimeve të tyre në orë të shtrenjta, raporton Bloomberg.
Indeksi që mat lëvizjen e çmimeve të orëve më luksoze është rritur me 40 për qind gjatë 12 muajve deri në qershor 2022.