Hasani në OKB, pritet firmosja e marrëveshjeve për liberalizimin reciprok të vizave

Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli...

Një grua sulmohet fizikisht nga djali, ai arratiset pas raportimit në Polici

Një grua në Gjakovë është sulmuar dje fizikisht nga...

Haradinaj: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë shembul i idealit të lirisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Bien aplikimet e shqiptarëve për azil në BE

Extra AL PVC

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë gjatë gjysmës së parë të vitit 2024.

Kështu kanë bërë me dije të dhënat nga Eurostat, ku për periudhën janar-qershor 2024, ka pasur 2 mijë e 830 kërkesa për azil në BE. Kjo shifër është tregues i një rënieje prej 21.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Teksa, nëse shifrat krahasohen me vitit 2022, atëherë norma e kërkesa për azil është ulur me 42% gjatë 2024-ës.

Kryesisht, kërkesat më të shumta shkojnë në Itali, e cila ka pritur në total 31% të aplikimeve nga shqiptarët. Në terma të shifrave, kanë qenë 885 kërkesa.

Më pas, ndjek Franca, e cila ka pasur 790 aplikime nga shqiptarët. Por, me një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin e shkuar, kur për gjashtë muajt e parë, kërkesat nga shqiptarët kanë qenë 1 mijë e 360.

Një rënie kanë pësuar edhe kërkesat për Gjermaninë, e cila nga 785 në vitin 2023, këtë vit ka parë vetëm 550 kërkesa në gjashtë muajt e parë.

Pavarësisht kësaj, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës kryesojnë me ndryshore shumë të dukshme vendet e rajonit – për keq – listën e personave azilkërkues në vendet e Bashkimit Evropian, për gjysmën e parë të vitit 2024.

Kështu ka bërë me dije një raportim i Zërit të Amerikës, referuar raportit të fundit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EUAA).

Numri më i lartë i kërkesave për azil të shtetasve nga Shqipëria është regjistrua në Itali, Greqi dhe Francë, sipas këtij raporti.

Ndërkohë vendet e tjera të rajonit të Ballkanit kanë një numër më të ulët kërkesash të shtetasve të tyre të paraqitura për herë të parë për azil në një vend të Bashkimit Evropian në 6 muajt e parë të këtij viti.

Sipas raportit të EUAA, shtetasit e Maqedonisë së Veriut paraqitën 1 mijë e 872 kërkesa për azil , të Serbisë 1 mijë e 660 kërkesa, të Bosnje Hercegovinës 750 kërkesa dhe të Malit të Zi 182 kërkesa.

Nga të dhënat e publikuara më herët nga Agjencia Evropiane për Azilin, rreth 2 mijë e 700 kërkesa të shtetasve nga Shqipëria të mbledhura gjatë vitit të shkuar janë në pritje për t`u shqyrtuar, ndërsa norma e njohjes së azilit është tejet e ulët për shtetasit shqiptarë duke mos e kaluar 3 për qindëshin e totalit të kërkesave që paraqiten në vendet e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, sipas një raporti të sapopublikuar të Agjencisë evropiane të statistikave EUROSTAT, shtetasit nga Shqipëria përbëjnë gjithashtu numrin më të lartë të leje qëndrimeve të marra në një vend të Bashkimit Evropian përgjatë vitit 2023 nga rajoni i Ballkanit.

Sipas EUROSTAT 74 mijë e 938 shtetas nga Shqipëria morën leje qëndrimi për herë të parë në një vend të Bashkimit Evropian në vitin 2023, ndërsa nga Kosova ishin 45 mijë e 568 shtetas që u pajisën me leje qëndrimi.

Sipas EUROSTAT, rreth 41 mijë e 760 shqiptarë morën leje qëndrimi për arsye familjare, 13 mijë e 144 për arsye të tjera të papërcaktuara, ndërsa 2 mijë e 450 për arsye edukimi.

spot_img

Të fundit

Hasani në OKB, pritet firmosja e marrëveshjeve për liberalizimin reciprok të vizave

Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli...

Një grua sulmohet fizikisht nga djali, ai arratiset pas raportimit në Polici

Një grua në Gjakovë është sulmuar dje fizikisht nga...

Haradinaj: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë shembul i idealit të lirisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush...

Një tërmet me magnitudë 6 godet Argjentinën

Një tërmet me magnitudë 6 ka goditur San Luis,...

Hasani në OKB, pritet firmosja e marrëveshjeve për liberalizimin reciprok të vizave

Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mbërritur në Nju York, për të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh, në...

Një grua sulmohet fizikisht nga djali, ai arratiset pas raportimit në Polici

Një grua në Gjakovë është sulmuar dje fizikisht nga djali i saj. Sipas raportit të Policisë, i dyshuari gjendet në arrati. “Viktima kosovare është sulmuar fizikisht...

Haradinaj: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë shembul i idealit të lirisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj në 26-të vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit ka thënë se...