Vinçi, i cili po përdorej për ndërtimin e një hekurudhe me shpejtësi të lartë, u shemb mbi trenin në lëvizje që qarkullonte në linjën Bangkok – provinca Ubon Ratchathani, gjë që shkaktoi daljen e trenit nga shinat dhe shpërthimin e një zjarri, njoftoi Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun i provincës Nakhon Ratchasima.

Në një postim në Facebook u tha se zjarri është vënë nën kontroll dhe se ekipet e shpëtimit po kontrollojnë trenin në kërkim të personave që kanë mbetur të bllokuar brenda, raporton skynews.

Ministri i Transportit, Piphat Ratchakitprakan, tha se të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe se në momentin e aksidentit në tren ndodheshin 195 pasagjerë.

Ai shtoi gjithashtu se ka urdhëruar nisjen e një hetimi për shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/