Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Bie teleferiku, më shumë se 20 të lënduar në Kolumbi

Bie teleferiku, më shumë se 20 të lënduar në Kolumbi

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë lënduar pasi një teleferik u përplas në Kolumbi. Zyrtarët thanë se teleferiku në Medellin, i cili ishte pjesë e sistemit të transportit publik të qytetit, pati problem dhe u përplas në një trotuar pranë një platforme stacioni.

Sipas kryebashkiakut të qytetit, në kabinë kanë qenë 10 persona në momentin e rënies, por ende nuk dihet nëse personi që ka vdekur ishte në bord apo në tokë. 20 personat që u lënduan në incident morën kujdes mjekësor si dhe mbështetje psikologjike, thanë zyrtarët.

Metrocable është një sistem ashensori, që synon të lidhë disa nga lagjet e Medellin të vendosura në kodrat e pjerrëta. Menaxheri i Metrocable, Tomas Elejalde, tha se teleferiku kishte goditur një kabinë tjetër dhe më pas dështoi teksa iu afrua një stacioni në zonën verilindore të qytetit.