Shkruan: Afrim Kasolli
Në një kohë kur vendi vazhdon të jetë i bllokuar nga pamundësia e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në të njëjtën kohë janë duke u përkeqësuar edhe trendet ekomomike. Dhe atë sidomos në sferën energjetike. Fillimisht nga vendimi i ZRRE-së për rritje të tarifave prej 16 për qind për të gjithë qytetarët, me përjashtim të atyre në pjesën veriore, si dhe nga vendimi tjetër kontrovers i këtij trupi për t’i detyruar kompanitë vendore me 50 punëtorë apo 10 milionë euro qarkullim për të dalur në çmimi fiks në atë derregulluar.
Ndonëse kjo masë është hedhur poshtë nga Gjykata Komerciale. Sidoqoftë, paralelisht me këto zhvillime është interesant se në këtë periudhë të vitit ka ndodhur një paradoks tjetër. E para, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës vetëm në muajin Prill të këtij viti, Kosova ka prodhuar “32.47% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”. Në të njëjtën kohë, “konsumi i energjisë elektrike ka qenë 15.69% se më i lartë krahasuar me muajin Prill të vitit paraprak”.
Mbetet të analizohen arsyet e këtij stagnimi në prodhim paralalisht me shtimin e konsumit. Mirëpo nuk mund të mohet fakti se ai ka ndodhur pikërisht në valën e diskutimeve si për rritje të çmimit të tarifave ashtu edhe kalimin në treg të hapur. Dhe po ashtu në të njëjtën kohë është shtuar tej mase importi i energjisë pikërisht nga Serbia. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, të bëra publike nga Kushtrim Ajavazi, nga Shoqata e Prodhuesve, “importi i energjisë nga shteti fqinj në periudhën Janar Qershor-2025 ka kapur shifrën në 2.45 milionë euro, për dallim nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar që është ishte vetëm 163 mije euro”.
Në këtë kontekst, sipas të dhënave të sipër cekura të ASK dhe atyre të Doganave, shihet qartë se paralelisht me rënien e prodhimit të brendshëm është rritur varësia energjike të nga Serbia. Tendencë kjo, që ka ngritur dyshime se në interes të kujt ishte edhe vendimi i ZRRE-se për t’i detyruar kompanitë vendore për dalje të në treg të hapur në këto rrethana. Një masë e tillë nuk është asgjë tjetër vetëm se shkatërrim i këtyre të fundit dhe favorizim energjetike i Serbisë dhe kompanive që merren me tregtinë rajonale të këtij malli bazik ekonomik. Sferë kjo tashmë që edhe familjar të këshilltarëve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti kanë deklaruar se janë duke u përgatitur për ta provuar fatin e tyre jetësor.