Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Bie në 29.5 %”: Analisti Muharremi parashikon se VV mund t’i humbë zgjedhjet nëse mbahen vitin e ardhshëm

“Bie në 29.5 %”: Analisti Muharremi parashikon se VV mund t’i humbë zgjedhjet nëse mbahen vitin e ardhshëm

Analisti Shenoll Muharremi ka dhënë një parashikim nëse zgjedhjet do të mbaheshin në pranverën e vitit 2026.

Sipas tij, me këtë trend të rënies Vetëvendosja do të binte nën 30 % dhe mund t’i humbasë zgjedhjet.

“Nëse vazhdon dhe konfirmohet trendi aktual i rënies prej 0.87 pikë përqind në muaj, LVV mundet me vazhdu me u tkurrë në 29.5% deri mars 2026. Me këtë rezultat bazë (rreth 30%), nëse ka zgjedhje të jashtëzakonshme rreth nyjës së presidentës në pranverë të vitit ardhshëm, LVV munden me i humbë zgjedhjet”, ka shkruar Muharremi në Facebook.

Sipas tij, me një kandidim të mundshëm të presidentes Osmani, edhe LDK do të humbte vota.

Teksa ka shtuar se krejt kjo situatë e vë në pozitë të favorshme PDK-në.

“Në këtë skenar me LVV në rënie dhe Osmani në lojë, PDK mundet me qenë në pozitën më të favorshme. Kjo për shkak se përkundër rritjes së LDK-së deri në mars të 2026, pjesëmarrja e Osmanit në zgjedhje mundet me e tkurrë LDK-në në ndoshta deri në 5 pikë përqindje. Ku ka me i marrë votat Osmani pos tek LDK dhe LVV?”, ka shkruar Muharremi në Facebook.