Presidenti amerikan, Joe Biden, sot gjatë vizitës në Kiev, përgëzoi guximin e Ukrainës gjatë luftës, ndërsa vuri në dukje se ai kishte vizituar Kievin gjashtë herë kur më parë kur kishte shërbyer si zëvendëspresident.
“E dija se do të kthehesha. Putini mendonte se Ukraina ishte e dobët dhe Perëndimi ishte i përçarë… ai po llogarit që ne të mos rrinim së bashku. Ai llogariste në paaftësinë për të mbajtur NATO-n të bashkuar. Ai mbështetej tek ne që të mos ishim në gjendje t’i sillnim të tjerët në krah të Ukrainës.”, tha Biden, shkruan BBC.
“Ai mendoi se mund të na mbijetojë. Unë nuk mendoj se ai po e mendon këtë tani. Ai thjesht ka gabuar.”
Më herët, Joe Biden tha se Washingtoni do t’i sigurojë Kievit një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 500 milionë dollarë, që do të shpallet nesër.
/TV Arbëria