Detyra e presidentin amerikan, Joe Biden, do të vihet në provë këtë të hënë kur ai do të vizitojë Mauin qytetin e Havanës që ishte i përfshirë nga zjarret dy javë më parë, ku të vdekur mbetën më shumë se 100 njerëz.
Biden do të ndalojë pushimet e tij në liqenin Tahoe për të fluturuar nga Reno, Nevada, në Maui, ku ai dhe zonja e parë, Jill Biden, do të bëjnë një turne me helikopter në zonat e djegura.
Më pas ata do të vizitojnë komunitetin e shkatërruar të Lahainas për të parë dëmet e zjarrit dhe për t’u informuar nga zyrtarët shtetërorë dhe lokalë.
Pas turit, Biden do të mbajë një konferencë për media lidhur me zhvillimet atje, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Biden, i cili po kërkon rizgjedhjen në vitin 2024, është kritikuar nga disa republikanë dhe të tjerë për reagimin e tij fillestar ndaj zjarreve në Maui. Ai kaloi ditë pa folur për tragjedinë kur ndodhi për herë të parë teksa po pushonte në shtëpinë e tij në plazh në Delaware, shkruan Reuters.
/TV Arbëria