Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Biden për tentim vrasjen e kryeministrit sllovak: E dënojmë këtë akt të tmerrshëm dhune

Biden për tentim vrasjen e kryeministrit sllovak: E dënojmë këtë akt të tmerrshëm dhune

Presidenti i SHBA’së, Joe Biden ka reaguar pas tentim vrasjes së kryeministrit sllovak Robert Fico të mërkurën, duke e quajtur atë një “akt të tmerrshëm dhune”, raporton CNN.

“Jam i alarmuar kur dëgjoj raporte për një sulm ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico”, tha Biden në një deklaratë. “Jill dhe unë po lutemi për shërim të shpejtë dhe mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin e Sllovakisë. Ne e dënojmë këtë akt të tmerrshëm dhune. Ambasada jonë është në kontakt të ngushtë me qeverinë e Sllovakisë dhe e gatshme për të ndihmuar.”

Fico u qëllua disa herë pas një takimi të qeverisë në Handlova, Sllovaki.