Presidenti amerikan, Joe Biden, ka kritikuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke thënë se nuk po bën aq sa duhet për të arritur një marrëveshje për të liruar pengjet me mbajtur në Gaza.
Duke folur për një takim me negociatorët amerikanë që trajtojnë çështjen, Biden u pyet nëse ai beson se Netanyahu po bën mjaftueshëm për të siguruar një marrëveshje për lirimin e pengjeve.
“Jo”, u përgjigj ai.
I pyetur nëse ai planifikon t’u paraqesë të dyja palëve një marrëveshje përfundimtare për pengjet këtë javë, ai vuri në dukje se “ne jemi shumë afër kësaj”.
“Shpresa vdes e fundit”, shtoi Biden.
Administrata Biden e ka akuzuar vazhdimisht Hamasin për pengim të një marrëveshjeje, por së fundmi zyrtarët e huaj kanë thënë se kushtet e paraqitura nga Netanyahu gjithashtu ndërprenë përpjekjet.