Gërmimi për varreza masive në Serbi mbetet sfidë për Kosovën

Edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë,...

Tahiri i quan ‘antiamerikanë’ Kurtin e Osmanin: Më mirë ta marrin vrapin për në opozitë, jo për në ShBA

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka ironizuar me presidenten...

Aeroplani bën ulje emergjente, miu surprizon pasagjeren gjatë fluturimit!

Një fluturim nga Norvegjia në Spanjë u desh të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Biden do të emërojë diplomatin David J. Kostelancik për postin e ambasadorit të Shqipërisë

Extra AL PVC

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të hënën se do të emërojë diplomatin e karrierës David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Kostelancik ka shërbyer në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike.

David J. Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley. Ai ka shërbyer më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë.

Ai ka mbajtur gjithashtu pozicionet e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtorit të Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë si dhe të Drejtorit të Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.

Kostelancik ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë.

Ai ka shërbyer edhe në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO. Ai ka shërbyer gjithashtu edhe në Ankara të Turqisë.

Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai ka gjithashtu dy diploma master nga Kolegji Kombëtar i Luftës, dhe Universiteti i Miçiganit. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Gërmimi për varreza masive në Serbi mbetet sfidë për Kosovën

Edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë,...

Tahiri i quan ‘antiamerikanë’ Kurtin e Osmanin: Më mirë ta marrin vrapin për në opozitë, jo për në ShBA

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka ironizuar me presidenten...

Aeroplani bën ulje emergjente, miu surprizon pasagjeren gjatë fluturimit!

Një fluturim nga Norvegjia në Spanjë u desh të...

“Identifikohet personi që dyshohet se kreu vrasjen e djeshme në Mitrovicë, i bastiset shtëpia”

Florim Zeiqiri nga fshati Vinarc, pas plagëve të marra...

Gërmimi për varreza masive në Serbi mbetet sfidë për Kosovën

Edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e 1595 personave të zhdukur nga forcat serbe. Gërmimet për...

Tahiri i quan ‘antiamerikanë’ Kurtin e Osmanin: Më mirë ta marrin vrapin për në opozitë, jo për në ShBA

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka ironizuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, që dje janë nisur për në ShBA. Ajo...

Aeroplani bën ulje emergjente, miu surprizon pasagjeren gjatë fluturimit!

Një fluturim nga Norvegjia në Spanjë u desh të bënte një ulje emergjente në Danimarkë pasi një mi u largua nga një vakt ushqimi...