Nga: Feti Mehdiu[1]
Prof. dr. Hasan Kaleshi, 1922-1976 për atë periudhë jo të gjatë të veprimtarisë së tij shkencore ka dhënë kontribut shumë të çmueshëm për shkencën në përgjithësi e për historinë e kulturës shqiptare dhe orientale në veçanti. Nga kjo bibliografi mund të shihet se Hasan Kaleshi që nga viti 1949, kur boton shkrimin e pare në Jeta e Re në Prishtinë, e deri në vitin 1976 kur ndërroi jetë, vazhdimisht të arriturat shkencore në hapësirën shqiptare ia prezantonte opinionit shkencor evropian e botëror. Ai, me pjesëmarrjen në Konferenca shkencore në Gjermani, Stamboll, Bullgari, Itali, Greqi e gjetiu, jepte zërin se në hapësirën shqiptare shkenca ka zënë fill dhe po ecën drejt të arriturave shkencore botërore. Me prezantimin e botimeve shkencore te shqiptarët, që e bënte në gjuhën gjermane, por edhe atë turke, angleze, serbe etj., u bë një dritare e shkencës shqiptare kah Evropa e bota.
Përveç kësaj, në leksikonet që botoheshin në Gjermani arriti të prezantojë rreth njëzet figura të historisë dhe të kulturës shqiptare; shumë libra që botoheshin në gjuhën shqipe, sidomos nga fusha e historisë, i vuri në tryezën e opinionit shkencor botëror; kurse, veprat që lindnin në orientin islam i vuri përpara studiuesve dhe lexuesve shqiptarë.
Kjo bibliografi, për të cilën mendojmë se mund të jetë më e kompletuara që botohet deri tash, pa ngul këmbë se është e përkryer, do t’i shërbejë hulumtuesve dhe studiuesve të ri të vazhdojnë aty ku e la Hasan Kaleshi.
Në fillim, për arsye praktike, në mënyrë që të mos përsëriten titujt e organeve të shtypit ku botonte Hasan Kaleshi, gjermanisht, frëngjisht, serbisht, turqisht etj., po japim shkurtesat që janë përdor në bibliografi.
Shkurtesat
- BLGS – Biografiche Lexikon zür Gesichte Südosteuropas, München.
- BNKS – Bigorski Naučni Kulturni Sobiri, Gostivar
- BFF – Buletini i Fakultetit Filozofik – Prishtinë
- BMK – Buletini i Muzeut të Kosovës – Prishtinë
- FPA – Federata Panshqiptare e Amerikës – New York
- GINI – Glasnik na Institut za nacionalna istoria – Skopje
- GND – Godišnjak naučnog društva, NRBiH, – Sarajevë
- GMKM – Glasnik Muzeja Kosova i Metohije – Prishtina
- GJA – Gjurmime Albanologjike – Prishtinë
- IA – Islam Ansiklopedisi, Istanbul
- LIW – Lexikon der Islarnischen Welt, Stutgart – Berlin – Mainz
- MK – Mlada Kultura – Beograd
- KN – Književne Novine – Beograd
- NIN – Nedeljne Informativne Novine – Beograd
- FV – Flaka e Vëllazrimit – Shkup
- JR – Jeta e Re – Prishtinë
- PKJIF – Prilozi za književnost, jezik, istorju i Folklor, Beograd
- POF – Prilozi za Orijentalnu filologiju – Sarajevo
- RBI – Revija Balkanološkog Instituta u Sarajevu
- SL – Studenski list – Beograd
- SM – Socijalna Misao- Beograd
- SF – Südost – Forschungen – München
- SK – Starine Kosova – Prishtinë
- TDK – Türk Dil Kurumu – Istanbull
- TTK – Türk Tarih Kurumu
- UV – Univerzitetski Vesnik – Beograd
- VAK – Vjetar i Arkivit të Kosovës – Prishtinë
- ZAM – Zbornik na arkeološki muzej – Skopje
- ZFF – Zbornik Filozofskog Fakulteta, Beograd dhe ZFF-Prishtinë
- ZR – Zani i Rinisë – Prishtinë
- Botime të veçanta:
- Hasan Kaleši – Mehmed Mehmedovski, Tri vakufnami na Kačanikli Mehmed Paša, Skopje 1958, (me faksimile, dhe rezime në gjuhën frënge p.p 1-100, bot. Institut za Nacionalna Istorija).
- Mahmud Tejmur, Beleg na čeloto, Izbor i prevod od arapski dr. Hasan Kaleshi str. 160, Skopje, 1964 (bot. “Kočo Racin” )
- Mahmud Tejmur, Haxhi Qelebiu dhe tregime tjera, përktheu nga arabishtja dr. Hasan Kaleshi, Prishtinë, 1968, 160 faqe (bot. “Rilindja” edicioni: Shkrimtarë botëror.)
- Najstariji vakufski dokumenti u Jugoslaviji na arapskom jeziku, Priština, 1972, str. 356, n. 8, rezyme në gjuhën shqipe dhe gjermane. (bot. Zajednica Naučnih Ustanova Kosova, studije, knj. 23).[2]
- Hasan Kaleshi Ibrahim Temo: Frymëzues revolucionar dhe mendimtar nga Struga, New York, 1982, f. 62. (Pergatiti Idriz Lamaj).
- Hasan Kaleši – Kamil a-Buhi, Srpskohrvatsko – arapski rječnik, Sarajvo, 1988, p. 706. (bot. Starješinstvo islamske zajednice BiH, Hrvatske i Slovenije)
- Hasan Kaleshi, Kontributi i shqiptarëve në dituritë islame,[3] Prizren, 1411(1991), 112.f.
- Hasan Kaleshi, Vepra – 1: Studime, Publicistikë, Shkup, 1996, f. 232. (Përgatiti për shtyp Feti Mehdiu, shtypin e financoi Safet Purellku. Botoi: Logos-A, Shkup.)
- Botime sipas kronologjisë …/TV Arbëria