Nebih Bibaj kandidat për asamble komunale në Malishevë është i ftuar sonte në emisionin “N’Pult” në Tv Arbëria.
Bibaj duke folur për kandidimin e tij thotë se qëndrimi në opozitë nuk ka qenë i lehtë pasi siç tha ai, tetë vite kanë qenë në Kuvend.
“Kemi qenë zëri qytetarë, kemi qenë konstruktiv me qëndrimet tona e kemi ngritë zërin aty ku duhet dhe kemi mbështetë aty ku duhet edhe qeverisjen lokale”, tha ndër tjerash Bibaj.
“Per katër vjet e fundit, qeverisja komunale 90 për qind të fshatrave nuk i ka prekë hiq”. /TV ARBËRIA./
EMISIONI: