Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Betim Thaqi publikon këngën e re “Asaj ia fala”

Betim Thaqi publikon këngën e re “Asaj ia fala”

Këngëtari i ri Betim Thaqi ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor me titull Asaj ia fala.

Kënga e re që trajton temën e dashurisë, kujtimeve dhe dhimbjes që mbeten pas një historie të përfunduar. Përmes vargjeve të ndjera dhe interpretimit të tij, Thaqi përcjell një rrëfim të sinqertë për ndjenjat dhe sakrificat në dashuri.

Ky projekt shënon një tjetër hap në rrugëtimin muzikor të këngëtarit të ri, i cili po synon të sjellë këngë që lidhen me përjetimet dhe emocionet e publikut.

“Asaj ia fala” tashmë është publikuar dhe pritet të pëlqehet nga adhuruesit e muzikës.