Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Beteja që vulosi lavdinë e pavdekshme të Skënderbeut

Beteja që vulosi lavdinë e pavdekshme të Skënderbeut

 

Para 564 viteve ushtria shqiptare e prirë nga Gjergj Kastrioti –Skënderbeu korri njërën nga fitoret me të lavdishme kundër forcave osmane, kundër forcave të ushtrisë së rregullt osmane të komanduara nga Isak bej Evrenozi, në atë që nw analet e historisë njihet si Beteja e Albulenës.

Me 2 shtator të vitit 1457, kur ushtarët osmanë po pushonin të shkujdesur në fushën e Ujëbardhës, pranë Mamurasit, Skënderbeu, pasi grumbulloi dhe organizoi me shpejtësi forcat e veta, e goditi befasisht ushtrinë armike në disa drejtime.

Fitorja e Skënderbeut erdhi pas humbjes që pësoi në Berat dy vjet më parë më 26 korrik 1455. Sipas burimeve të ndryshme historike thuhet se në betejën e Ujëbardhës ushtria turke kishte 80 mijë ushtarë, prej të cilëve rreth 30 mijë i la të vrarë në atë betejë.

Ky sukses i jashtëzakonshëm i befasoi shumë bashkëkohës. Kronikat e asaj kohë tregonin se si “Skënderbeu me një grusht ushtarësh theu, mposhti dhe dërrmoi një ushtri të pamasë turqish”,

Midis robërve të shumtë ishte edhe Hamza Kastrioti, të cilin Skënderbeu e futi në burgjet e Italisë dhe më vonë e lejoi që të shkonte për të banuar në Turqi.

Fitorja në betejën e Ujëbardhës pati rrjedhime pozitive të shumanshme politike dhe ushtarake në Shqipëri.

Ajo ishte një goditje vendimtare kundër lëkundjeve në gjirin shqiptareve dhe ndikoi në forcimin e pushtetit politik të Skënderbeut mbi gjithë viset e lira shqiptare.

Pas disfatës së rëndë të vitit 1457 në betejën e Ujëbardhës, sulltan Mehmeti II ndërpreu përkohësisht sulmet kundër Shqipërisë dhe vetëm në vitet 60 do të dërgonte kundër saj ushtri të fuqishme.”/TVArbëria/

Powered by WordPress