Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Beteja e pa përfunduar politike për veriun e Albin Kurtit

Beteja e pa përfunduar politike për veriun e Albin Kurtit

Shkruan: Afrim Kasolli

Sipas të gjitha gjasave tema e veriut ka gjasa që të rikthehet edhe një herë në qendër të diskutimeve publike. Dhe atë jo më larg se kur të vendoset në rend dite certifikimi i Listës Serbe në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Janë indikacione të tilla që duket se kanë ndikuar që këto ditë Ambasada Amerikane të jetë më aktive se asnjëherë tjetër më parë, që nga përfundimi i zgjedhjeve nacionale me 9 shkurt.

E ngarkuara me Punë në këtë Ambasadë, Anu Prattipati i ka takuar thuajse të gjithë liderët e partive politike parlamentare duke ua bërë të ditur që të mos tundohen nga truqet administrative dhe politike për t’ua pamundësuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale partive të caktuara, ngase një veprim i tillë do t’i minonte parimet e përfaqësimit demokratik. E njëjta dje është takuar edhe me funksionarët e Listës Serbe. Ndërkohë, thirrjes për të shmangur skenar të tillë i është bashkuar edhe Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde.

Ekziston mundësia që Lëvizja Vetëvendosje atë ditë kritike të kërkojë mos certifikimin e Listës Serbe. Në këtë mënyrë ato do t’i sfidonin edhe partitë tjera në këtë trup zgjedhor, se a janë më Listën Serbe apo me sovranitetin e shtetit në pjesën veriore. Partia e Albin Kurtit është e vetëdijshme se asgjë nuk mund ta ndalë rikthimin e atij subjekti politik në katër komunat veriore. Dhe një epilog i tillë do ta cenonte retorikën e deritanishme për “çlirimin” e veriut. Kurse më këtë rast “rirobërimi” i kësaj pjese të interpretohej si rezultat i drejtpërdrejtë i aleancës së heshtur të Listës Serbe me partitë e “ish-regjimit të vjetër”

Këto të fundit do të ndodhen para një sprove serioze politike, ose duhet t’i nënshtrohen retorikës së Albin Krutit për efekte momentale elektorale, ose do të jenë detyruara të veprojnë sipas kërkesave të partnereve ndërkombëtarë, por duke mos i përjashtuar kostot eventuale të brendshme politike. /TV Arbëria