Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Besimtarët muslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

Besimtarët muslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, përcjell teve1.info

Kurse, falja e namazit të Fitër Bajramit falet në ora 06:59 minuta.

“Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi fillon në ora 05:41, me faljen e namazit të sabahut të cilit do ti prij, Hetem ef. Sopjani , pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Agim ef. Hyseni -anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës . Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 06:59 minuta të cilit do t’i prijë, Vedat ef. Sahiti -kryeimami i BIK-ut. Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë”, thuhet në njoftim.